75 Mall Live Search
14:17 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Igli Tare fluturon për nëLondër, do të kthehet me një kampion bote

Igli Tare është nisur sot për në Londër. Drejtori sportiv i Lazios, pasdite do të ketë bisedime me Chelsean.

Oliver Giroudi është arsyeja e këtij udhëtimi. Tare do të tentojë ta bindë Chelsean për huazimin e Giroudit.

Madje, Tare ka një ofertë në tavolinë edhe për blerjen e kartonit të sulmuesit që është kampion bote me Francën.

Kontratë 3 vjet e gjysmë, deri në qershor 2023 me 2.5 milionë euro në sezon plus bonuset, është oferta e Lazios.

Raportohet se problem i madh për këtë pazar është gruaja e futbollistit, Jennifer. Ajo nuk po pajtohet që ta lërë jetesën në Londër, për të jetuar në Romë./Indeksonline/