75 Mall Live Search
10:08 / E Premte, 30 Maj 2025 / G T

Igli Tare i vështirë në negociata, detyron Cityn të paguajë më shumë për Tijjani Reijndersin

Skuadra e Manchester Cityt është interesuar për mesfushorin holandez të Milanit, Tijjani Reijnders.

Madje, ekipi i Pep Guardiolas deri tani ka bërë dy oferta, një ishte 40 milionë e tjetra 60 milionë euro, shkruan Indeksonline

Por, drejtori i ri i klubit “kuqezi”, Igli Tare ka refuzuar ofertën e dytë.

Ai ka kërkuar më shumë, një shifër prej 70/80 milionë eurosh.

Rijnders ishte mesfushori më i mirë i këtij sezoni në Serien A. Ai bëri paraqitje fantastike me Milanin, por kërkon një aventurë të re dhe ndeshje ndërkombëtare, pasi skuadra “kuqezi” nuk arriti t’i siguronte garat e UEFA-s./Indeksonline/