75 Mall Live Search
14:13 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / G T

Igli Tare nis menjëherë punën, “piketon” ish-trajnerin e Juventusit

Drejtori Sportiv i Milanit, Igli Tare, ka filluar menjëherë punën te skuadra italiane.

Gjëja e parë që Tare dëshiron ta bëjë në postin e ri, është gjetja e një trajneri, shkruan Indeksonline

Emri i parë dhe i vetëm që i ka rënë në kokë Tares është ai i Max Allegrit.

Sipas mediave në Itali, Allegri mund të emërohet trajneri i “kuqezinjëve” dhe kjo duhet të kryhet shpejt, pasi ka shumë skuadra që janë të interesuar për shërbimet e tij.

Përveç Milanit, për Allegrin është interesuar edhe Napoli, që ndoshta mbetet pa trajner në fillim të muajt qershor, me Antonio Conten që mund të largohet menjëherë pasi fitoi titullin e Series A.

Allergri ka pasur suksese të jashtëzakonshme në Serien A, sidomos në kohën te Juventusi, duke fituar shumë tituj./Indeksonline/