15:41 / E Premte, 14 Qershor 2024 / G T

Igli Tare për përballjen Shqipëri-Itali: Ata janë me përvojë, por ne kemi entuziazmin!

Legjenda e futbollit shqiptar, Igli Tare ka folur për “Notizie” për ndeshjen e nesërme mes Shqipërisë dhe Italisë.

Tare shpreson që Shqipëria do të bëjë paraqitje fantastike ndaj Italisë, shkruan Indeksonline

“Italia është shtëpia ime, kam kaluar gjysmën e jetës sime dhe jam shumë i lidhur me kulturën dhe traditat, por Shqipëria është atdheu dhe jeta ime, ndaj shpresoj se do t’i rrahim me gjithë zemër”, thotë Tare

Si lojtar e kam ëndërruar shumë herë këtë ndeshje, por nuk ka ndodhur kurrë, do ta shijoj nga tribuna sepse po shkoj në Dortmund për ta parë ndeshjen dhe për të qenë tifoz. Meqë ra fjala, stadiumi do të jetë i mbushur me shqiptarë, do jetë sikur të luajmë në shtëpi”, vazhdoi tutje legjenda e futbollit shqiptar

Ish-drejtori sportiv i Lazios, Tare thotë se Italia do të vuaj shumë në ndeshjen ndaj “kuqezinjëve”.

Për ne është hera e dytë në europian, kemi bërë pak eksperiencë dhe për mendimin tim Italia do të luftojë shumë. Italia është padyshim me përvojë, por ne kemi entuziazmin dhe kampioni ynë është grupi, i bashkuar, i përulur dhe i fortë. Dhe nëse arrijmë të qëndrojmë pa emocione dhe të qëndrojmë në rrugën e duhur, duke u përpjekur të luajmë ndeshjen perfekte, për blutë do të jetë dhimbje… ju siguroj”, u shpreh Tare.

Kujtojmë që ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë zhvillohet të shtunën nga ora 21:00./Indeksonline/