75 Mall Live Search
10:47 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / G T

Igli Tare rikthehet në Itali, e kreu misionin për Luka Modriqin

Drejtori sportiv i AC Milanit, Igli Tare është rikthyer në Itali pas një aventure të shkurt në Kroaci.

Tare u takua me drejtuesit e Luka Modriqit për të arritur një marrëveshje transferimi në AC Milan, shkruan Indeksonline

Marrëveshja është arritur dhe lojtari kroat do t’i bashkohet Milanit deri në vitin 2027.

Por, skuadra italiane është duke pritur vetëm dritën e gjelbër nga lojtari, e kjo përgjigje mund të ndodhë pas ndeshjeve ndërkombëtare.

Tare është fotografuar në tren, ku është konfirmuar rikthimi i tij në Itali./Indeksonline/