Igli Tare rikthehet si kandidat potencial për drejtor sportiv te Milani

Marrëveshja mes Milanit dhe Fabio Partici duket se ka dështuar dhe tashmë skuadra “kuqezi” është në kërkim të një drejtori të ri sportiv.
Igli Tare është rikthyer sërish si opsion që të bëhet drejtor sporitv, shkruan Indeksonline
Legjenda shqiptare ishte i pari që u përfol në mediat italiane si drejtor i ardhshëm i klubit italian. Por, më pas u fut në garë, ishi- i Juventusit, Paratici.
Paratici nuk mund të emërohet drejtor i Milanit për shkak të çështjes së klauzolës së largimit, që lidhet me gjyqin penal të hetimit Prisma.
Kujtojmë se Igli Tare ishte shpallur dikur si drejtori sportiv më i mirë në Itali sa ishte anëtar i Lazios./Indeksonline/