10:57 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / indeksADMonline

Igli Tare sot e zyrtarizon blerjen nga Man Utd

Igli Tare s’e ka në plan të ndalet me blerje. Drejtori i Lazios sot pritet të zyrtarizoj transferimin e radhës te skuadra italiane.

Andreas Pereira do të jetë futbollisti i ri i skuadrës romake.

Lojtari brazilian do të braktis Manchester Unitedin pas disa viteve të kaluara atje.

Nuk dihet ende nëse Pereira do të vije te Lazio si huazim, apo si transferim i plotë. 24 vjeçari do të bashkohet me Lazion pikërisht me insistmin e Tares.

Pasditen e sotme Pereira do t’i nënshtrohet testeve mjekësore, para se ai të zyrtarizohet te Lazio./Indeksonline/