Igli Tare tregon pse e transferoi Vedat Muriqin

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, foli për mikrofonin e “Sky Sport”, disa minuta para startit të sfidës ndaj Napolit.
Një përballje tepër delikate kjo për skuadrën kryeqytetase, që do të tentojë të rikthehet te fitorja.
“Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të provuar rikthimin te fitorja që mund të jetë shumë e dobishme për shpirtin e ekipit. Ne biseduam shumë këtë javë, së bashku me stafin teknik dhe ekipin, duke analizuar mirë gabimet e bëra deri më tani. Shpresojmë të kthehemi në këmbën e djathtë. Mund të përmend edhe problemet që kanë me dëmtimet dhe gjëra të tjera, por ato do të ishin një alibi”, ka thënë drejtori sportiv i Lazios.
“Tani ka rëndësi vetëm që ekipi të fitojë dhe të kthehet në ecurinë e vitit të kaluar dhe Ligës së Kampionëve. Fryma e treguar në Champions League duhet të jetë edhe në kampionat. Ka një hendek midis kampionatit dhe Champions League”.
“Kaicedo në fund të sezonit të kaluar kishte një marrëveshje me mua dhe presidentin për të shqyrtuar një ofertë nga Katari, kështu që ne ndërhymë në treg dhe morëm Muriqin. Pastaj ky propozim nuk ishte më konkret dhe Kaisedo mbeti pjesë e skuadrës pavarësisht operacionit Muriqi. Ne jemi të lumtur sepse ishte vendimtar. Kam lexuar që ai ka pasur një intervistë me mua për të shkuar dhe për të luajtur te Fiorentina, por nuk është e vërtetë. As ai dhe as ne nuk e kemi vënë në dyshim pozicionin e tij te Lacio”, u shpreh Tare. /IndeksOnline/