Igor Tudor bëjë gati valixhet! Juventusi pëson humbje ndaj Lazios në Serie A
Skuadra e Juventusit ka pësuar humbje minimale 1:0 ndaj Lazios, në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të në Serie A.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Basic në minutën e 9’të, shkruan Indeksonline
“Zonja e Vjetër” tentoi ta barazonte rezultatin në pjesën e dytë, por nuk arriti edhe pse kishte shumë raste.
Trajneri Igor Tudor nuk i dha minuta fare lojtarit nga Kosova, Edon Zhegrovës.
Duke i parë tetë ndeshjet e fundit, pa fitore – Igor Tudor rrezikon të shkarkohet nga pozita.
Juve me këtë humbje mbetet me 12 pikë, kurse Lazio shkon në kuotën e 11 pikëve./Indeksonline/

