Igor Tudor bind Juventusin, takim pozitiv për vazhdimin e kontratës

Igor Tudor duket se i ka bindur drejtuesit e Juventusit me punën e tij.
Tekniku kroat ka pasur takim me menaxherin e ri të përgjithshëm të Juventusit, Comolli, i cili sipas mediave italiane ishte pozitiv, shkruan IndeksOnline.
Dëshira e Juventusit është të vazhdojë me Igor Tudor në stolin e tyre edhe për sezonin e ardhshëm.
Në çdo rast, Botërori i Klubeve do të jetë vendimtar, por kjo është ideja e bianconerëve, të cilët kanë lënë mënjanë mendimet për trajnerët e tjerë.
Tudor e morri drejtimin e Juventusit në muajin mars, pas largimit të Thiago Mottas, ku arriti objektivat e klubit duke e kualifikuar në Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/