Igor Tudor jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Lazios

Igor Tudor ka dhënë dorëheqja nga pozita e trajnerit të Lazios.
Dorëheqjen e tij e ka konfirmuar edhe klubi romak, përmes një komunikate për media, shkruan IndeksOnline.
”SS Lazio njofton se, sot, Igor Tudor ka dhënë dorëheqjen si menaxher i ekipit të parë. Kompania falenderon teknikun për punën e kryer, duke i uruar fat të mirë personal dhe profesional.”, thuhet në njoftim.
Sipas mediave italiane, dorëheqja e Tudor vjen pasi ditët e fundit pati përplasje me klubin rreth planeve për merkaton e verës dhe sezonin e ri.
Pas bisedimeve tre ditore, kroati dha dorëheqje ku nuk arritën të pajtohen për planet sportive dhe merkato./IndeksOnline/