75 Mall Live Search
13:14 / E Hënë, 02 Mars 2026 / G T

Igor Tudor në rrezik, mund të shkarkohet nëse s’e mposht Crystalin

Igor Tudor rrezikon seriozisht shkarkimin nga posti i trajnerit të Tottenham Hotspur nëse skuadra e tij nuk arrin fitore ndaj Crystal Palace këtë të enjte.

Lajmet e fundit nga mediat e huaja bëjnë të ditur se bordi drejtues është i shqetësuar për paraqitjet e fundit të ekipit, të cilat nuk kanë përmbushur pritshmëritë, shkruan Indeksonline

Tudor u afrua me synimin për të përmirësuar menjëherë rezultatet dhe për të rikthyer stabilitetin, por deri tani progresi ka qenë i kufizuar.

Durimi i drejtuesve të klubit po shkon drejt fundit dhe ndeshja e radhës konsiderohet vendimtare për të ardhmen e teknikut kroat në stol.

Një fitore ndaj Crystal Palace-t do të ulte ndjeshëm presionin dhe do t’i jepte Tudor një tjetër mundësi për të vazhduar projektin, ndërsa çdo rezultat tjetër mund ta shtyjë klubin londinez drejt një vendimi për ndryshim në pankinë./Indeksonline/