75 Mall Live Search
11:47 / E Enjte, 11 Dhjetor 2025 / MSH1

IHMK-ja deklarohet mbi cilësinë e ajrit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës është deklaruar rreth cilësisë së ajrit, ditëve të fundit.

Përmes një njoftimi, IHMK-ja thotë se gjatë ditëve të fundit janë regjistruar vlera të rritura të ndotësve në ajër në disa zona të vendit, shkruan IndeksOnline.

“Ulja e temperaturave ka rritur nevojën për ngrohje, duke sjell rritje të emetimeve ndotëse në ajër.

Nga ana tjetër përkeqësimin e cilësisë ë ajrit e ka afektuar prania mjegullës së dendur ditëve të fundit, lagështia e lartë e ajrit, mungesa e erërave dhe inversioni termik duke krijuar kushte që favorizojnë grumbullimin e këtyre ndotësve në shtresat e ulëta të atmosferës”, deklaron instituti.

Me këtë rast, IHMK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve të ndjeshëm të evitojnë ekspozimin e gjatë në ambient të jashtëm.

Ky është njoftimi i plotë:

Bazuar në monitorimin e cilësisë së ajrit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë ditëve të fundit janë regjistruar vlera të rritura të ndotësve në ajër në disa zona të vendit.

Ulja e temperaturave ka rritur nevojën për ngrohje, duke sjellë rritje të emetimeve ndotëse në ajër.

Në anën tjetër përkeqësimin e cilësisë ë ajrit e ka afektuar prania mjegullës së dendur ditëve të fundit, lagështia e lartë e ajrit, mungesa e erërave dhe inversioni termik duke krijuar kushte që favorizojnë grumbullimin e këtyre ndotësve në shtresat e ulëta të atmosferës.

IHMK rekomandon që personat e ndjeshëm të kufizojnë ekspozimin e gjatë në ambient të jashtëm deri në përmirësimin e kushteve.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës po e monitoron situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe do të informojë publikun për çdo ndryshim të rëndësishëm në gjendjen e cilësisë së ajrit.