75 Mall Live Search
08:38 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / A

IHMK-ja publikon sasitë e reshjeve të dy ditëve të fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se nga 05 deri më 06 janar të këtij viti, në territorin e Republikës së Kosovës ka pasur reshje mesatarisht 43mm l/m2.

Sasia e reshjeve sipas pellgjeve lumore:

Drini Bardhë: 76.2 mm

Ibri: 27.8 mm

Morava e Binçës 19.9 mm

Lepenci: 47.9 mm

Shumica e lumenjve në Kosovë, e sidomos ata në pjesë perëndimore dhe qendrore të vendit, IHMK-pja thotë se gjatë këtyre dy ditëve kanë pësuar ngritje, ku disa prej tyre në disa segmente, kanë dalë nga shtrati i tyre dhe kanë shkaktuar përmbytje lokale.

Situata më e vështirësuar, sipas IHMK-së, paraqitet në lumenjtë: Drini Bardhë, Ereniku, Bistrica e Deçanit, Toplluha, Klina, Mirusha, lumi Drenica, lumi, Istogut etj. (sidomos degët e tyre – përroskat me karakter malor).

IHMK-ja thotë se lumenjtë në lindje dhe jug të vendit si: Ibri, Sitnica, Morava e Binçës, Lepenci, Nerodimja, aktualisht kanë ngritje të lehtë të niveleve dhe nuk paraqesin probleme.