75 Mall Live Search
07:38 / E Premte, 29 Maj 2026 / Z S

IHMK tregon sa shi ra dje për vetëm një orë: Shajkoci me reshje intensive dhe breshër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në disa pjesë të vendit janë regjistruar reshje me intensitet shumë të lartë, të shoqëruara me shkarkime rrufesh dhe breshër.

Sipas IHMK-së, situata më e theksuar është regjistruar në zonën e Llapit, konkretisht në fshatin Shajkoc.

“Kështu në Stacionin Automatik Meteorologjik në Shajkoc (ujësjellësi Batllavë), janë regjistruar 15.8 mm reshje ndërsa vetëm rreth 1 km distancë në fshatin Shajkoc janë regjistruar 28.2 mm apo 12.4 mm më shumë”.

IHMK thekson se e gjithë kjo sasi reshjesh ka rënë brenda intervalit kohor nga ora 11:00 deri në 12:00, çka konsiderohet intensitet shumë i lartë.