I pandalshëm 35-shi i LDK-së, merr mbështetje nga qytetarët e Rahovecit, Prizrenit dhe Dragashit
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Gëzim Hazrolli, po vazhdon aktivitetet e tij elektorale nëpër vend, duke marrë mbështetje të konsiderueshme nga qytetarët e Rahovecit, Prizrenit dhe Dragashit.
Përmes një postimi në facebook, Hazrolli ka falënderuar qytetarët për pritjen dhe mbështetjen e treguar gjatë tubimeve të fundit, duke theksuar se në secilin takim ka parë energji, besim dhe gatishmëri për ndryshim.
“Rahoveci, Prizreni dhe Dragashi na pritën me zemër të hapur dhe me një mesazh të qartë, koha për ndryshim po vjen.Në secilin takim pamë përkrahje, energji dhe besim se Kosova meriton më shumë zhvillim, më shumë mundësi dhe më shumë përgjegjësi në qeverisje. Faleminderit të gjithë qytetarëve që u bashkuan me ne në këto tubime dhe që po e bëjnë gjithnjë e më të fortë frymën e fitores”, ka shkruar Hazrolli./IndeksOnline/

