75 Mall Live Search
21:49 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ija thotë se ndeshja Gjermani-Korea ishte e shitur, ja çfarë shkruan me Besin (Foto)

Gjermania humbi sonte nga Koreja me rezultat 2:0. Por kjo ndeshje preku shumë Bes Kallakun.

Aktori dhe këngëtari Bes Kallaku duket se humbjen e ekipit gjerman nga Botërori 2018 e pranoi me shumë dhimbje.

Por është pikërisht gjyshja e tij, Ija, grua kjo shumë e njohur dhe e dashur për publikun e cila Besit i ka shkruar se loja ishte e shitur, transmeton Indeksonline.

Sipas Ijes nga analizimi që i ka bërë loja ishte shitur. Sigurisht  Besi nuk ka hezituar edhe në këtë rast të tregojë dashurinë për të me fjalët më të mira./Indeksonline/