75 Mall Live Search
16:11 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

IKD: Dorëheqja e anëtarëve të KPK-së mund të paraqesë konflikt të interesit dhe mungesë të integritetit

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj praktikës së kundërligjshme të dorëheqjeve të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) me mundësinë për të aplikuar për pozitën e kryeprokurorit të një prokurorie përkatëse, e cila praktikë ishte aplikuar më parë, si nga ish-anëtarë të KPK-së, ashtu edhe nga ish-anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

Sipas këtij instituti në takimin e së enjtes të KPK-së, është miratuar dorëheqja e tre (3) anëtarëve të Këshillit: Zejnullah Gashi, Dëshirë Jusaj dhe Arben Ismajli. Kjo dorëheqje e tre (3) anëtarëve të KPK-së vie në kohën kur të njëjtit kanë më pak se tre (3) muaj mandat si anëtar të KPK-së, derisa sipas rregulloreve të këtij Këshilli, konkursi për kryeprokurorë të shumicës së Prokurorive Themelore duhet të shpallet me 1 nëntor 2020, pra pas 23 ditëve.

Neni 9.5. i Ligjit Nr.06/L-056 për KPK-në përcakton se “Gjatë kohës së ushtrimit të funksionit të anëtarit të Këshillit, i njëjti nuk mund të ngritët në detyrë në sistemin prokurorial”.

“Me këtë rast, bazuar edhe në praktikat e kaluara për të cilat IKD ka reaguar, kjo lloj dorëheqje në të kaluarën është dëshmuar si planifikim i anëtarëve të KPK-së për tu zgjedhur në pozitën e Kryeprokurorit. Kjo praktikë paraqet mungesë të integritetit, politikë të rrezikshme për sistemin prokurorial dhe dëshmi për kapjen e sistemit prokurorial nga një numër i vogël i prokurorëve”, thuhet në reagimin e IKD-së.

Ky institut ka vlerësuar se kjo praktikë paraqet konflikt të hapur të interesit të anëtarëve të KPK-së. “

Neni 18 i këtij ligji ka përcaktuar kufizimet e zyrtarit të lartë pas përfundimit të ushtrimit të detyrës publike. Ndër të tjera, ky nen ka përcaktuar se:1. Zyrtari i lartë nuk ka të drejtë:1.1. të punësohet ose të emërohet, për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të  funksionit  publik,  në  pozitë  udhëheqëse  ose  menaxhuese,  apo  të  përfshihet  në  kontrollin ose auditimin e institucioneve publike dhe private dhe institucioneve vartëse të  tyre  të  cilat  kanë  marrëdhënie  biznesi  me  institucionin  ku  ka  ushtruar  funksionin  publik,  nëse  detyrat  e  tij  gjatë  periudhës  dy-vjeçare  para  përfundimit  të  ushtrimit  të  funksionit  publik  kanë  qenë  drejtpërdrejtë  të  lidhura  me  mbikëqyrjen,  kontrollin  apo  sanksionimin e aktivitetit të tyre..”, thuhet ndër të tjera.

Në këtë mënyrë, zgjedhja eventuale e ish-anëtarëve të KPK-së, Zejnullah Gashi, Dëshirë Jusaj dhe Arben Ismajli në pozitën e Kryeprokurorit, duke dhënë dorëheqje pak para shpalljes së konkursit për kryeprokurorë të shumicës së prokurorive themelore, nëse dëshmohet se ka qenë me qëllim të zgjedhjes në këtë pozitë, është rast tipik i ndalesës së zyrtarit të lartë publik sipas nenit 18 të Ligjit nr.06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik. Pra, zgjedhja eventuale e Gashit, Jusaj dhe Ismajlit në pozitën e Kryeprokurorit, paraqet konflikt interesi sipas këtij ligji.

Dhe në fund, është e paprecedentë  që të njëjtit sot kanë diskutuar lidhur me draft rregulloren për zgjedhjen e anëtarëve të KPK-së që po ashtu në publik mund të konsiderohet konflikt interesi dhe përshtatje e rregullores për interesa të caktuara.

“A e dekonspirove aksionin në Karaçevë” “Mos të humbi ty diçka aty”

Shpërthejnë të qeshurat në Kuvend, përplasja Veliut me deputetin e VV-së!

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Alban Hyseni ka pyetur ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, rreth aksionit të organeve të sigurisë në Karaçevë.

Ky i fundit dha detaje dhe shifra rreth aksionit. Ndër të tjera, Veliu përmendi se në këtë operacioni të Policisë dhe IPK-së u konfiskuan mbi 6 mijë euro.

Ndërsa, deputeti i LVV-së i parashtroi edhe një pyetje shtesë Veliut.

Hyseni e pyeti se “A mendoni se është dekonspiruar aksioni me fjalimin e Veliut në Kuvend, ditën kur ndodhi aksioni”.

Ndërsa, numri një i MPB-së ia ktheu në humor: “Nëse ju ka humb diçka, mund ta kërkoni”. /Indeksonline/