75 Mall Live Search
10:11 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / KV

IKD-ja mirëpret futjen në rend të ditës së certifikimit të rezultatit për zgjedhjen e një anëtari në KPK-së

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mirëpret veprimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për futjen në rend të ditës të shpalljes dhe certifikimit të rezultatit përfundimtar të procesit zgjedhor për zgjedhjen e një anëtari të KPK-së, të zhvilluar më 1 nëntor 2025.

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, KPK-ja me të drejtë ka përcaktuar në rend të ditës procesin e certifikimit të rezultatit nga procesi i zgjedhjes së anëtares së re të KPK-së. IKD-ja mirëpret këtë veprim nga KPK-ja, si një hap të domosdoshëm drejt jetësimit të reformës në KPK dhe respektimit të vullnetit të prokurorëve të prokurorive themelore në nivel vendi.

IKD-ja kërkon nga anëtarët e KPK-së që në takimin e sotëm, të respektojnë ligjin dhe interesin më të mirë të sistemit prokurorial, si dhe të miratojnë rregulloren për zgjedhjen e kryesuesit dhe zv.kryesuesit të KPK-së dhe të ndërmarrin hapat sa më të shpejtë, brenda kornizës ligjore, për zgjedhjen e kryesuesit dhe zv. kryesuesit të KPK-së.

Me qëllim të zbatimit të ligjshmërisë dhe rritjes së besimit të publikut në sistemin prokurorial, IKD-ja kërkon nga KPK-ja që të gjitha këto veprime t’i ndërmarrë në mënyrë të ligjshme dhe efikase.