75 Mall Live Search
22:27 / E Hënë, 27 Dhjetor 2021 / OSH

“Ike në lule të rinisë me djalin, o Zot pse i more”, mesazhet prekëse në rrjet për babë e bir që humbën jetën në aksident

Vdekja e babë e bir në aksidentin e Milotit ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet. Të afërmit e Shkurt Prengës përmes ‘Facebook’-ut i kanë dedikuar fjalë prekëse viktimave ndërsa kanë ngushëlluar familjarët.

“E pabesueshme. Qofsh i parajsës shoku im Shkurt Prenga  bashkë me djalin tënd. Zoti e forcoftë familjen tënde”.-shkruan një mik i Prengës.

“O Zot, sa e padrejtë kjo jetë. Ike në lule të rinisë mor shoku Shkurt Prenga. Edhe vogëlushi juaj, nuk mundi të mbijetonte qofshi mirë me Zotin, ngushëllime Familjes”-shprehet një tjetër.

“Na copëtove mor kusho”-shkruan një i afërm.