75 Mall Live Search
14:18 / E Martë, 11 Janar 2022 / k.v

Ikin mërgimtarët/ Pritjet në Merdare rreth një orë

Deri në një orë është pritja për të kaluar kufirin Kosovë-Serbi, në Merdare, raporton IndeksOnline.

Kolona aktualisht është e gjatë rreth 300 metra ndërsa në krahasim me ditët e kaluara ka numër më të vogël të automjeteve.

Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufijve ka njoftuar se përveç Merdares, në pikat tjera nuk ka fare pritje.

Në shumicën prej pikave kufitare, policia ka njoftuar se ka borë dhe së qarkullimi i automjeteve është i mundur vetëm me pajisje dimërore./IndeksOnline/