75 Mall Live Search
10:46 / E Hënë, 25 Gusht 2025 / KV

Ikja e mërgimtarëve qetëson qarkullimin, më pak aksidente gjatë vikendit

Për dallim nga fundjavat e kaluara, kur në rrugët e Kosovës ndodhnin deri në 150 aksidente brenda ditës, vikendi i fundit ka qenë dukshëm më i qetë, gjë që lidhet edhe me kthimin e mërgimtarëve në vendet ku jetojnë.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, bilanci i vikendit ishte ky:

Aksidente trafiku me fatalitet: 0

Aksidente trafiku me të lënduar: 20

Aksidente trafiku me dëme materiale: 27

Tiketa trafiku të shqiptuara: 2050

Këto shifra tregojnë një ulje të dukshme të aksidenteve, krahasuar me fundjavat e mëparshme, duke reflektuar qartësisht ndikimin që ka ikja e mërgimtarëve në qarkullimin rrugor në vend.