Ikona e futbollit italian emërohet selektor i ri i Turqisë

Turqia është bërë me selektor të ri.
Pas shkarkimit të gjermanit Stefan Kuntz, Turqia ka vendosur që posti i selektorit t’i besohet ikonës së Romës dhe futbollit italian, Vincenzo Montella.

Trajneri italian ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Turqinë.
Montella ka dy vite që punonte në Turqi si trajner te Adana Demirspor./Indeksonline/