75 Mall Live Search
22:00 / E Diele, 22 Shtator 2024 / AR

Ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni mbush sot 90 vjeç

Ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni mbush sot 90 vjeç. Në këto vite ajo i ka dhënë muzikës italiane disa nga këngët më të jashtëzakonshme në histori dhe ka përshkuar zhanre të ndryshme, duke kaluar me lehtësi nga pop-i në xhaz.

Diva intelektuale, sensuale dhe pa filtra, arriti të shkonte në majat e klasifikimeve në vitet ’70 dhe nuk ka ndaluar kurrë. Edhe sot, ajo di si të na mbajë të ngjitur pas ekranit, duke pritur me padurim lëvizjen e saj të radhës dhe albumin e saj të ri, ku interpreton këngë perfekte, bashkëkohore, që i qëndrojnë besnike karrierës së saj dhe kohës që kalon.

Me kalimin e viteve, ajo vazhdon të mbledhë bashkëpunime dhe ftesa për emisione e ngjarje, falë paparashikueshmërisë së saj.

Sekreti i saj? Ka pushuar së kontrolluari vetveten, siç e ka thënë vetë.

“Mendoj se plakja është e bukur vetëm nëse nxjerr në pah atë anë që ke mbajtur gjithmonë të fshehur, atë anë fëminore. Anë fëminore të lehtëson dhe të bën të qeshësh.” Tani, në një botë pa tabu e sekrete, ajo na ka treguar gjithçka: dashuritë e saj, përplasjet, miqësitë e papritura dhe mënyrën se si e sheh botën, që është thesari i saj më i çmuar.

Vetëm tani e njohim ndjeshmërinë e saj, dhimbjen e saj, dhe e vlerësojmë akoma më shumë versatilitetin dhe dëshirën për të jetuar çdo sekondë në maksimum (edhe kur flet për vdekje dhe funeralet!).