Ikona e Ukrainës, Shevchenko i shkon në zyre Zielinskyt

Andriy Shevchenko ka arritur në Kiev të Ukrainës. Ikona e futbollit ka takuar presidentin Zielnksy.
Ai ka njoftuar se Shevchenko është emëruar ambasadori i parë në vend dhe ka një detyrë të veçantë.

“Shevchenko është ambasadori i parë i jonë. Andrei me punën dhe arritjet sportive ka fituar besim të madh në arenën ndërkombëtare. Dhe tani ai ka një mision të ri të rëndësishëm , t’i tregojë botës për ngjarjet në Ukrainë dhe të drejtojë autoritetin e tij për të rritur ndihmën ndërkombëtare ndaj shtetit tonë. Jam i sigurt që do të keni sukses” shkruan Zielinsky në njoftim./Indeksonline/
