Ikona shqiptare e Dinamo Zagrebit rikthehet në ekip, çfarë pritje i bën skuadra

Futbollisti Arijan Ademi është rikthyer te skuadra e Dinamo Zagrebit.
Pas një gjysëm sezoni të kaluar në Kinë te skuadra e Beijing Guoan, Ademi është rikthyer te klubi ku u bë i famshëm, shkruan IndeksOnline.
Ai është pritur ngrohtësisht nga shokët e skuadrës së Dinamo Zagrepit, pas rikthimit në klub.
“Rikthimi te Dinamo, nga këndvështrimi im, nuk u vu kurrë në diskutim. Nuk e prisja të ndodhte kaq shpejt, por ja që gjërat thjesht ranë në vendin e vet. Gjatë gjithë kohës kam ndjekur çdo lojë nga Kina, çdo lajm që lidhet me klubin tim të dashur, prandaj jam i gëzuar me këtë epilog. Në tërë procesin, natyrisht, rol të madh luajtën menaxhmenti i klubit dhe sektori i sportit, sepse përmes kontaktit me ta, ndjeva se sa shumë më donin të kthehesha dhe sa e rëndësishme ishte për ta në këtë periudhë kalimtare.”, tha Ademi./IndeksOnline/