Ikonë e bukurisë, Agnesa Vuthaj sot feston ditëlindjen

Sot feston ditëlindjen ish-Miss Kosova, Agnesa Vuthaj. Bukuroshja nga Istogu mbush 35 vjet.
Vitet për Agnesën janë vetëm numra, ngase ajo vazhdon të jetë në top element.

Sukseset e Agnesës në garat e bukurisë kanë kaluar edhe kufijtë ndërkombëtarë.
Sakaq, ajo me sukses kishte prezantuar bukurinë shqiptare edhe në Miss World në Kinë.

Agnesa vazhdon të jetë e angazhuar në evente të ndryshme të showbizit duke vazhduar rrugën e sukseseve në drejtime të reja./Indeksonline/
