75 Mall Live Search
08:08 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / MSH

Ikonike! Adele kapet duke kënduar këngët e Dua Lipës

Adele është ikonë e muzikës!

Ylli i njohur botërisht vlerësohet lart në piedestalin e artit muzikor dhe të t’i këndojë pikërisht Adele këngët me aq pasion, do të thotë shumë.

Kjo gjë i ka ndodhur Dua Lipës, shkruan IndeksOnline.

Shqiptarja me famë botërore po mban koncerte në SHBA, në kuadër të turit “Radical Optimism” dhe në nëj prej koncerteve mori pjesë edhe Adele.

Fansat e kanë xhiruar këtë të fundit duke kënduar dhe kërcyer me këngët e Duas.

Një vlerësim i tillë do ta bëjë Duan të ndjehet shumë mirë, sidomos pasi e ka thënë disa herë që e sheh Adele si një inspirim për të bërë muzikë të mirë.