75 Mall Live Search
16:43 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

IKSHP: Kujdes në ambientet me pellgje uji afër kullotave, mund të sëmureni nga leptospiroza

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë bën thirrje që qyetarët të kenë kujdes në ambiente me pellgje uji afër kullotave sepse mund të sëmuren nga leptospiroza, sëmundje bakteriale e cila bartet te njeriu kryesisht nëpërmjet lëkurës së dëmtuar, transmeton Klan Kosova.

Këtë muaj në laboratoret e Institutit Kombëtar është izoluar shkaktari i sēmundjes dhe ekziston mundësia e shfaqjes së rasteve të reja.

Burimi kryesor janë minjtë, por edhe gjedhët, qentë, etj. Leptospirat hyjnë përgjithësisht në organizmin e njeriut nëpërmjet lëkurës së dëmtuar, por si portë hyrjeje mund të shërbejnë edhe sytë, gryka, hunda dhe mushkëritë.

Masat parandaluese sipas IKSHPK janë këto:

Edukimi shëndetësor i popullatës, veçanërisht ata që merren me kafshët, për rreziqet që paraqesin këto infeksione.

Këshillohet që të mos notohet në pellgje me ujë që nuk rrjedh.

Përdorimi i mjeteve mbrojtëse gjatë kujdesit me bagëtitë apo gjedhët si për shembull veshje, çizme, doreza, maska. Imunizimi i kafshëve mund të parandalojë sëmundjen e tyre, por jo nëçdo rast.

Këshillohen kontrollet periodike nga veterinerët.

Kafshët mund të jenë burim infeksioni për njeriun duke mbajtur në veshkat e tyre leptospirat që i eliminojnë me urinën, edhe pa qenë të sëmura. Për njerëzit që janë më shumë të ekspozuar, në shumë vende të botës realizohet imunizimi i tyre (Itali, Spanjë, Japoni etj).

Rastet me leptospirozë detyrimisht duhet të raportohen në Institutin Kombëtar.

Duhet të kontrollohen vatrat për rreziqet e mundshme të popullatës sidomos për mundësinë e kontaminimit të ujërave. Pellgjet me ujë duhen dezinfektuar dhe drenuar (t’u sigurohet rrjedhje e mundshme), sidomos kur janë pranë zonave të kullotave.

Duhet të kontrollohen dhe të zhduken brejtësit, sa herë që shfaqen në banesat dhe në kampingjet e pushimeve.