13:08 / E Hënë, 26 Korrik 2021 / OSH

IKShP me apel: Qytetarë të dashur vaksinohuni!

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, përmes një mesazhi në Facebook i është drejtuar me një apel të gjithë qytetarëve të Kosovës që të mos hezitojnë, por të marrin vaksinën kundër Covid-19.

Kjo pasi që vaksina është e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga ky virus, për të mbrojtur vetën dhe të tjerë.

Ky apel vjen, meqë qytetarë të ndryshëm kanë shprehur rezervat e tyre sa i përket vaksinimit të tyre./IndeksOnline/