75 Mall Live Search
09:06 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / k.v

IKSHP: Sot, ajri nuk është i shëndetshëm, qëndroni në shtëpi!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar sot se ajri në Prishtinë nuk është i shëndetshëm.

Zyrtarët kanë rekomanduar se personat e ndieshëm dhe me sëmundje kronike nuk duhet të dalin jashtë.

“Qëndroni në shtëpi! Ajri, sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndieshëm dhe me sëmundje kronike!”, thuhet në njoftimin e shkurtër të IKSHPK-së.

Më uljen e temperaturave, kryeqyteti zakonisht ka shkallë të lartë të ndotjes së ajrit./IndeksOnline/