75 Mall Live Search
18:07 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

“IKSHP të jep mendim nëse bënë apo jo të mblidhet Parlamenti, aq kirurgë janë çdo ditë në QKUK”

Doktori kosovar, Fitim Selimi ka kërkuar nga Instituti i Shëndetit Publik që të jap një përgjigje për atë se a duhet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë “Kurti”.

Ai ka thënë se sa numri i deputetëve janë çdo ditë në QKUK.

“Të pyesim IKSHP, nëse guxojmë ose jo të shkojmë në punë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Më vie keq për këtë përjetim:

IKSHP të jap mendim nese bënë apo jo të mblidhet Parlamenti për ti kryer detyrat kushtetuese!

NE KOLEGËT KIRURGË ME NUMËR PËRAFERSISHT SA EDHE PËRBËRJA E PARLAMENTIT, NË NJE OBJEKT TË NGUSHTE TAKOHEMI PËRDITË

Të pyesim IKSHP, nëse guxojmë ose jo të shkojmë në punë!

KËSHTU BËHET KUR QELLIMET POLITIKE RRËNOJNË

PROFESIONALIZMIN

TEPËR KEQ DHE PA ASNJE PERSPEKTIVË