75 Mall Live Search
13:20 / E Premte, 08 Maj 2020 / indeksADMonline

IKSHPK apel qytetarëve: Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të respektojnë masat e ndërrmara nga Ministria e Shëndetësisë.

IKSHPK I ka ftuar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të Covid-19, pasi ai gjendet ende në mesin tonë.

Tutje në njoftim thuhet që qytetarët të vazhdojnë të bartin maska dhe të mbajnë distancën 2 metra me njëri tjetrin, shkruan IndeksOnline.

Njoftimi:

Të nderuar qytetarë!

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!

Virusi akoma gjendet në mesin tonë.

Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.

Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike.

Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!

Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim  të madh të njerëzve.

Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!

Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!

RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ:

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!