11:24 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / OSH

IKSHPK bën apel: Të gjithë jemi të rrezikuar nga Covid19

Në Kosovë ditët e fundit është rritur dukshëm numri i rasteve të reja me koronavirus.

Ndërkohë që Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, po vazhdon t’i apelojë qytetarët që të kenë kujdes, pasi që të gjithë janë të rrezikuar nga ky virus.


“Askush nuk është I sigurt nga virusi pavarësisht prejardhjes, racës, etnisë apo statusit ekonomik. Të gjithë jemi të rrezikuar”, thuhet në apelin e IKSHPK-së, që u shpërnda para pak minutash.