75 Mall Live Search
16:24 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

IKShPK-ja, gjashtë raste me Covid-19 në Podujevë, i reagon komuna: I kemi vetëm dy raste

Instituti i Shëndetësisë Publike, IKShPK-ja siç ndodh rëndom, çdo mesditë publikon raportin 24 orësh të të prekurve me Covid-19, transmeton IndeksOnline.

Mirëpo sot me statistikat që ka publikuar ky institut nuk po pajohet një komunë e  Kosovës. Është kjo komuna e Podujevës, e cila ka thënë se nuk janë 6 llapjan të infektuar me Covid-19 sic ishte pretenduar nga IKShPK-ja, por janë 2, ndërsa ka dhënë këtë sqarim për 4 personat që janë cilësuar si qytetar të kësaj komune.

“Katër personat e tjerë nuk janë nga Komuna e Podujevës, por punonjës dhe të burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gerdoc”, ka njoftuar komuna e Podujevës në faqen zyrtare të saj në Facebook:

Njoftimi i plotë:

Bazuar në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë̈ Publike të Kosovës, lidhur me rastet e reja me COVID-19, sot në Komunën e Podujevës kemi vetëm dy raste pozitive, e jo gjashtë, siç paraqiten në njoftim.

Katër personat e tjerë nuk janë nga Komuna e Podujevës, por punonjës dhe të burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gerdoc.