75 Mall Live Search
10:40 / E Hënë, 14 Tetor 2024 / Z S

IKSHPK-ja jep detajet e fundit, uji nga Badocit vazhdon të mos jetë i pijshëm

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se po vazhdon monitortimin e ujit të pijshëm të KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badocit.

Pavarësisht se është vërejtur ulje e vlerave të manganit në këtë ujë, nga IKSHPK-ja është theksuar se uji vazhdon të mos jetë në vlerën e duhur për përdorim të pijes.

Sipas IKSHPK-së ndotja e ujit me Mangan është ndotje kimike dhe se me vlimin e ujit, Mangani nuk eliminohet, siç duhet të veprohet te rastet me ndotje bakteriologjike të ujit, prandaj, për momentin është i papijshëm.

Postimi i plotë:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vazhduar monitortimin e ujit të KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badocit.

Gjatë analizave të kryera gjatë ditëve të fundit, vërehen ulje e vlerave të Manganit, por megjithatë, këto vlera ende janë mbi vlerat e lejuara sipas Udhëzimit administrativ Nr: 10/2021 “për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”.

IKSHPK-ja thekson se ndotja e ujit me Mangan është ndotje kimike dhe se me vlimin e ujit, Mangani nuk eliminohet, siç duhet të veprohet te rastet me ndotje bakteriologjike të ujit. Prandaj, për momentin është i papijshëm .

Ekipet e IKSHPK-së do të vazhdojnë të monitorojnë ujin nga liqeni i Badocit edhe gjatë ditëve në vijim, ndërkohë që është në bashkëpunim të vazhdushëm me KRU “Prishtina” për stabilizimin e gjendjes së krijuar si pasojë e “fenomenit” të Manganit në ujë.

Bashkëngjitur harta e zonave që furnizohen me ujë të pijshëm nga liqeni i Badocit./Indeksonline/