IKSHPK-ja pranon pesë automjete të reja nga CDF-ja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka pranuar për shfrytëzim, pesë automjete të reja të punës, nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF), të dedikuara për përmirësimin e kapaciteteve logjistike dhe operacionale për Departamentin e Mikrobiologjisë, Epidemiologjisë dhe Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike në Pejë.
Drejtoresha e IKSHPK-së, dr. Ardita Baraku, shprehu mirënjohjen e saj për këtë kontribut të çmuar, duke theksuar se kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit të punës në terren dhe përmbushjen e misionit të institutit për mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit publik në vend.
IKSHPK-ja i falënderon bashkëpunëtorët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe operacionale.