14:16 / E Martë, 19 Janar 2021 / OSH

IKShPK-ja vazhdon testimin për Covid-19

Në tendën e vendosur në oborrin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) po vazhdon testimi i qytetarëve për Covid-19.

Qytetarët janë shprehur të kënaqur me mënyrën e sjelljes nga stafi që i kryen testimet si edhe me rezultatin e shpejtë që po u jepet.

Naim Bytyçi ka thënë se me rekomandim të mjekut familjar ka ardhur për t’u testuar pasi që në testin e shpejtë ka dalë negativ.

“Mirë sepse unë jam përgatit me prit në rend dhe ishte efikase për tri minuta përfundoi. Unë kam qenë te doktoresha ime dhe ajo më ka udhëzuar se te testi i shpejtë kam dalë negativ ndërsa në fotografim të mushkërive kam dalë pozitiv dhe më udhëzoi që të vija këtu sepse është efikas. Brenda 24-orëve del rezultati”.

Edhe Fatmir Bunjaku është shprehur se testimi ka shkuar mirë dhe se nuk ka pritur në radhë.

“Metoda e testimit është në rregull, kallabllak nuk ka dhe nuk po ka nevojë me prit. Kërkesë nuk kam bërë, sepse punoj në KEK, komplet me familjen kemi ardhur”.

Kurse Agim Alia, i cili nuk jeton në Kosovë ka thënë se është i mahnitur me sjelljen e stafit testues, raporton EO-ja.

Madje ai la thënë se në kohë të saktë është testuar për Covid-19 dhe që nuk ka pritur aspak në radhë.

Gjatë 24-orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë, janë testuar gjithsej 1 377 mostra prej të cilëve rezultojnë 267 raste pozitive.

Brenda 24-orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.