IKSHPK: Kosovarë, kujdes me mjetet piroteknike, lëndimet nuk riparohen!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka rekomanduar qytetarët e Republikës që mos të “luajnë me fishekzjarrë”.
Sipas tyre, lëndimet nuk riparohen.

“Qytetarë të nderuar! Mos luani me mjete piroteknike! Statistikat flasin per minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike!
Lëndimet nuk riparohen! Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve”, thuhet në njoftimin e tyre.