75 Mall Live Search
12:47 / E Premte, 23 Korrik 2021 / OSH

IKSHPK lutje për qytetarët: Vaksinohuni, mos lejoni mbylljen e të gjithëve nga pakujdesia

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen me vaksinën Anti Covid.

IKSHPK përmes një njoftimi ka thënë se qytetarët duhet të vaksinohen për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të afërmve të tyre.


“Mos lejoni mbylljen e të gjithëve nga pakujdesia e disave”, shkruan IKSHPK në postimin e tyre.

“Mosvaksinimi përkeqëson situatën epidemiologjike, rritë rastet e sëmundjes, rritë rastet e vdekjes, mbingarkon institucionet shëndetësore”, thuhet tutje.