75 Mall Live Search
16:18 / E Premte, 04 Korrik 2025 / FR

IKShPK me rekomandime se si të parandalohen zjarret

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në një njoftim në Facebook thotë se 90 për qind e zjarreve shkaktohen nga njeriu.

Sipas IKShPK-së, shkaqet më të zakonshme janë djegia e barishteve dhe mbeturinave, hedhja e cigareve të ndezura, përdorimi i flakëve të pakontrolluara, hedhja e pakontrolluar e mbeturinave lehtë të ndezshme dhe zjarret e qëllimshme apo të shkaktuara nga pakujdesia njerëzore.

Lidhur me këtë, ky institut thotë se zjarret përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut.

Sipas njoftimit, zjarret rrisin ndotjen e ajrit (PM2.5), rrezikojnë mushkëritë dhe zemrën, veçanërisht tek fëmijët dhe të moshuarit, shkaktojnë helmim nga tymi dhe monoksidi i karbonit.

IKShPK po ashtu thotë se zjarret dëmtojnë rëndë edhe mjedisin, si dëmtimin e pyjeve, tokave bujqësore dhe faunës, shkatërrimin e biodiversitetit, nxitje e ndryshimeve klimatike

Zjarret rrezikojnë edhe komunitetin, si:

-Dëmtime të shtëpive dhe infrastrukturës;

-Humbje ekonomike për familjet dhe fermerët.

 Si të parandalohen zjarret sipas IKShPK-së?

Mos ndizni barishte apo mbeturina në ambiente të hapura;

Shmangni përdorimin e flakëve në ditët me temperatura të larta;

Mos hidhni cigare të ndezura në tokë;

Ruani materialet e djegshme në një ambient të sigurt dhe larg vendeve të frekuentuara nga njerëzit.;

Nëse ndizni zjarr, mos u largoni pa u siguruar që është shuar plotësisht;

Njoftoni menjëherë në 112 për çdo shpërthim zjarri të pakontrolluar.