14:46 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

IKSHPK: S’ka coronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) , ka njoftuar se Kosova edhe më tej nuk ka shënuar ndonjë rast të coronavirusit. Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se të gjitha rastet e deritashme kanë rezultuar negative, transmeton IndeksOnline.

Më poshtë e gjeni të plotë njoftimin e IKSHPK-së:

S’KA CORONAVIRUS NË KOSOVË!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme, më 10 mars2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për tri raste të dyshimta me coronavirusin COVID-19.

Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik me virusin SARS-CoV-2 dhe influenza A dhe B.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 dhe në influencë A dhe B me metodën rRT-PCR të tre pacientët.

Testet kanë rezultuar negative për SARS-CoV-2, domethënë të tre pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2, ndërsa dy prej tyre është influenca B pozitiv.

Sot pasdite kanë ardhur edhe katër mostra, një nga Klinika Pediatrike dhe tri nga Klinika Infektive të cilat në laboratoret e IKSHPK-së kanë hyrë menjëherë në punë dhe do t’ju informojmë me kohë porsa të përfundojë puna në laborator.