IKSHPK: Nga testet e fundit, uji i pishinës së Gërmisë është brenda standardeve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se pas testimit të mostrave të marra më 23 korrik nga uji i pishinës së Gërmisë, rezultatet kanë dalë pozitive.
Sipas njoftimit të fundit nga ky institut, thuhet se rezultatet e mostrave të ujit të pishinës së Gërmisë të marra më 23 korrik 2025, “rezultojnë brenda rezultateve të parapara sipas rregullores për pishina”.
IKSHPK-ja tha se me qëllim te mbrojtjes së shëndetit publik, ekipet e departamentit të Ekologjisë Humane në institut do të vazhdojnë me monitorimin e ujit për pije dhe ujit në pishinën e Gërmisë, raporton Klankosova.tv.
Dje gjatë ditës, IKSHPK-ja njoftoi se nga mostrat e marra më 19 korrik, uji nga pishina e Gërmisë doli të jetë jashtë standardeve të lejuara./Indeksonline/