75 Mall Live Search
09:07 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / Blerim

IKSHPK organizon sot dhe nesër teste PCR për qytetarët në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

IKSHPK-ja me një komunikatë shtypi, njofton se me gjithë situatën epidemiologjike, që ditëve të fundit ka shënuar rënie të rasteve, po vazhdon testimi dhe sensibilizimi i qytetarëve për parandalimin e COVIDIt-19.

Ndërkaq thuhet se ekipet e IKSHPK-së kanë organizuar sot testime plotësuese në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për sot dhe nesër/

Marrja e mostrave të hundës dhe fytit, në baza vullnetare për qytetarët që dëshirojnë të testohen me RT-PCR.

Kjo është komunikata e plotë:

Komunikatë shtypi

Instituti Kombëtari Shëndetësisë Publike, me gjithë situatën epidemiologjike e cila ditëve të fundit ka shënuar rënie të rasteve po vazhdon testimin dhe sensibilizimin e qytetarëve në parrandalimin e COVIDIT-19.

Ekipet e IKSHPK-së po vazhdojnë hetimin epidemiologjik dhe gjurmimin e rasteve gjithandej vendit.

Task Team-i i IKSHPK-së ka organizuar testime plotësuese në sheshin “Zahir Pajaziti”:

1. Testimi bëhet prej orës 9.30 deri në orën 13.00 më 29 dhe 30 dhjetor 2020;

2. Marrja e mostrave të hundës dhe fytit, në baza vullnetare për qytetarët që dëshirojnë të testohen me RT-PCR;

3. Procedura e marrjes së mostrave bëhet sipas protokolleve të IKSHPK-së nga ekipet me përvojë, të cilat marrin mostra rregullisht në IKSHPK dhe në terren nëpër institucionet e ndryshme sipas indikacioneve epidemiologjike.

Duke pasur parasysh rëndësine e marrjes së mostrave për depistimin e rasteve të cilët nuk kanë shenja të sëmundjes.

IKSHPK-ja u apelon të gjithë qytetarëve që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2, duke iu informuar gjithashtu se testimet vazhdojnë në IKSHPK dhe të gjitha qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Mbulojeni gojën dhe hundën me maska!

Mbajeni higjienën!

Respektojeni distancën!