14:01 / E Shtunë, 09 Maj 2020 / indeksADMonline

IKShPK, pas publikimit të lajmit nga IndeksOnline- Kjo situatë si në foto është e patolerueshme

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka reaguar pas publikimit të lajmit në IndeksOnline, e në të cilën shihet se si qytetarë  në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë, teksa po merrnin ndihma, nuk po respektonin distancën me njëri tjetrin e as nuk kishin masa mbrojtëse, maska e dorëza.

Një situatë e tillë sipas IKShPK-së është e pa tolerueshme.

Sipas tyre rasti i mbrëmshëm në Prishtinë, që rezultojë pozitiv, nuk është arsye për të festuar por për tu brengosur.

Tutje në këtë njoftim thuhet se me nga një rast nëpër komuna e fshatra të ndryshme të Kosovës, filloj kjo pandemi e pastaj mori përmasa të tilla çfarë ishin ditëve të fundit.

IKShPK, fton të gjithë qytetarë që të vazhdojnë me kujdesin e shtuar e të ruajnë distancë e respektojnë të gjitha  vendimet e institucioneve. /IndeksOnline/