IKShPK publikon raportin 24 orësh për COVID

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar raportin 24 orësh për gjendjen me COVID-19 në vend.
Nga 243 testime të bëra, 8 persona kanë rezultuar pozitivë, teksa 9 pacientë janë shëruar.
Aktualisht janë 50 raste aktive me COVID.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.850 doza të vaksinës. Deri më sot 823.417 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.974 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19” thuhet në raport.
