14:20 / E Shtunë, 11 Shtator 2021 / OSH

IKShPK rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka rekomanduar që të shtyhen zgjedhjet lokale në Kosovë të parapara më 17 tetor.

Burime brenda IKSHPK-së ia kanë bërë të ditur Klan Kosovës një propozim të tillë që i është dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Mbledhjet e njerëzve nëpër fushata shihen si një prej rreziqeve më të mëdha nga ky institucion në luftë kundër COVID-19 sidomos në një periudhë ku numri i rasteve të përditshme me COVID-19 është shumë i lartë.