18:09 / E Hënë, 23 Gusht 2021 / OSH

IKShPK tha se ia ndalën turrin “Deltës” por brenda 1 jave në Kosovë vdiqën 59 persona si pasojë e Covid 19

“Delta Variantit ia ndalëm turrin” u shprehë IKShPK javën e kaluar në një komunikatë.

Por, shifrat nuk po e thonë të njëjtën, transmeton Indeksonline.

Nga e hëna e kaluar deri më sot, si pasojë e Covid 19 kanë ndërruar jetë 59 persona.

Mbi 14 mijë persona kanë rezultar pozitiv me Covid 19 brenda një jave. Edhe pse numri i vaksinimeve është rritur, gjendja me Covid 19 nuk është e mirë në Kosovë./Indeksonline/