12:13 / E Premte, 23 Shkurt 2024 / S Z

IKShPK tregon pse vajzat duhet ta marrin vaksinën kundër kancerit të qafës së mitrës

Në Kosovë ka nisur për herë të parë të jepet vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës, saktësisht vaksina kundër Human Papilloma Virusit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK), sot ka treguar disa nga arsyet pse duhet të merret kjo vaksinë nga vajzat, ku mes tjerash theksohet është e sigurt dhe mund të parandalojë mbi 90% të kancereve të shkaktuara nga HPV.

“ Çdo vit, mbi 30 000 gra vdesin nga kanceri i qafës së mitrës brenda Rajonit Evropian të OBSh-së. Kanceri i qafës së mitrës është i parandalueshëm. Vaksina HPV mund të parandalojë mbi 90% të kancereve të shkaktuara nga Human Papilloma Virusi. Vaksina HPV është e sigurt dhe efektive”, thuhet në njoftimin e IKshPK-së.