75 Mall Live Search
15:42 / E Hënë, 09 Shkurt 2026 / F.R

IKShPK: Uji nga Liqeni i Badocit është i sigurt për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), njofton se monitorimet e fundit të ujit të pijshëm në zonën e furnizimit PR03, që shërbehet nga Ujësjellësi i Badocit, tregojnë ulje të dukshme të turbullirës.

Sipas njoftimit, analizat laboratorike të realizuara gjatë tri ditëve të fundit konfirmojnë se të gjithë parametrat, përfshirë bakterologjikët dhe fiziko-kimikët, janë brenda kritereve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 për cilësinë e ujit të pijshëm.

Bazuar në këto rezultate, IKShPK konfirmon se uji në këtë zonë është i sigurt për konsum.

Monitorimi do të vazhdojë në mënyrë të rregullt, me qëllim garantimin e transparencës dhe informimit të qytetarëve.